
Rreth Shërbimit
Në një treg që ndryshon me ritme të shpejta, R&P DEAL është partneri që ndihmon bizneset të lidhen, të rriten dhe të finalizojnë marrëveshje me ndikim real.
Ne ofrojmë ndërmjetësim profesional në transaksione biznesi, duke kombinuar ekspertizën juridike, ekonomike dhe strategjike për të krijuar zgjidhje të qëndrueshme dhe të personalizuara.
Pse të na zgjidhni ne
Ne nuk jemi thjesht ndërmjetës — jemi katalizatorë të zhvillimit. Çdo bashkëpunim me ne është një hap drejt një biznesi më të fortë, më të lidhur dhe më të qëndrueshëm.
Ekspertizë
Identifikim i mundësive të partneritetit dhe bashkëpunimeve me vlerë të shtuar
Bashkëpunim
Mbështetje në negociata, strukturim marrëveshjesh dhe menaxhim të proceseve të ndërlikuara
Kreativiteti
Analizë tregu dhe vlerësim financiar për të siguruar vendimmarrje të informuar
Fokus i përqendruar te klienti
Këshillim ligjor dhe strategjik për të garantuar siguri dhe efikasitet në çdo hap
Shërbimet e ofruara
-
Shitblerje kompanish:
Facilitimi i procesit nga A në Zh, për blerjen ose shitjen e bizneseve ekzistuese. -
Gjetje partnerësh strategjikë:
Kërkojmë dhe lidhemi me investitorë ose kompani partnere që sjellin vlera të përbashkëta. -
Marrëveshje bashkëpunimi:
Strukturim dhe negocim marrëveshjesh të qëndrueshme, për bashkëpunime afatgjata -
M&A (Merger & Acquisition):
Konsulencë për bashkime dhe blerje mes bizneseve, me analizë të thelluar dhe siguri ligjore.
Pyetje të zakonshme
Çfarë përfshin procesi i shitblerjes së një kompanie?
Ne ofrojmë një shërbim të plotë nga A në Zh: analizë e kompanisë, vlerësim financiar, strukturim i marrëveshjes, negocim dhe finalizim ligjor. Qëllimi ynë është të sigurojmë një tranzicion të qetë dhe të suksesshëm për të dyja palët.
Si ndihmoni në gjetjen e partnerëve strategjikë?
Kërkojmë dhe lidhemi me investitorë apo kompani që përputhen me objektivat dhe vlerat e klientit. Përdorim rrjetin tonë profesional dhe analizë tregu për të identifikuar partnerët më të përshtatshëm.
Çfarë është një marrëveshje bashkëpunimi dhe si e strukturoni atë?
Një marrëveshje bashkëpunimi është një dokument ligjor që përcakton termat e një partneriteti afatgjatë. Ne ndihmojmë në strukturimin dhe negocimin e saj, duke siguruar që të jetë e qartë, e drejtë dhe e qëndrueshme për të dyja palët.
Çfarë përfshin konsulenca për M&A (Merger & Acquisition)?
Ofrimi i analizës së thelluar financiare, vlerësimit të rreziqeve, strukturimit të marrëveshjes dhe mbështetjes ligjore gjatë gjithë procesit të bashkimit apo blerjes së kompanive.
A punoni me biznese të vogla apo vetëm me korporata?
Ne punojmë me biznese të të gjitha madhësive — nga start-up-e me potencial të lartë, deri te korporata të konsoliduara që kërkojnë zgjerim apo transformim strategjik.