
Rreth Shërbimit
Çdo marrëveshje e rëndësishme kërkon më shumë se entuziazëm — kërkon informacion të saktë, analizë të thelluar dhe vlerësim të rreziqeve. Në R&P DEAL, ne ofrojmë analizë thelbësore (Due Diligence) për të garantuar që çdo transaksion, investim apo bashkëpunim të ndërtohet mbi bazë të sigurt dhe të informuar.
Në çdo transaksion, ne jemi pranë jush për të garantuar që asgjë nuk mbetet pa u analizuar. Due Diligence nuk është thjesht një hap teknik — është garancia që investimi juaj ka themel të fortë.
Pse të na zgjidhni ne
Përgatitim raporte profesionale që ndihmojnë klientët tanë të marrin vendime të sigurta dhe të informuara
Shërbimet e ofruara
-
Gjendjen financiare:
Verifikim i bilanceve, cashflow, detyrimeve dhe strukturës financiare. -
Aspektet ligjore:
Kontroll i kontratave, licencave, proceseve gjyqësore apo detyrimeve të hapura. -
Pozicionimi në treg & operacionet:
Vlerësim i qëndrueshmërisë së biznesit në treg dhe efikasitetit të proceseve të brendshme. -
Rrezik & potencialt:
Identifikim i rreziqeve të fshehura dhe vlerësim i potencialit të zhvillimit.
Pyetje të zakonshme rreth due diligence
Çfarë është due diligence?
Due diligence është një proces i thelluar verifikimi dhe analizimi i një kompanie, individi apo aktivi përpara një transaksioni të rëndësishëm (blerje, bashkim, investim). Ai përfshin shqyrtimin e dokumentacionit financiar, ligjor, operativ dhe strategjik për të identifikuar rreziqet dhe mundësit
Cilat janë hapat kryesorë të due diligence?
Financiare: Analiza e bilanceve, cashflow, detyrimeve, kapitalit dhe performancës historike.
Ligjore: Verifikimi i kontratave, licencave, proceseve gjyqësore, pronësisë dhe përputhshmërisë me ligjin.
Operacionale & treg: Vlerësimi i efikasitetit të proceseve, pozicionimit në treg dhe konkurrencës.
Rrezik & potencial: Identifikimi i rreziqeve të fshehura dhe vlerësimi i mundësive për rritje
Kush e kryen due diligence?
Zakonisht kryhet nga një ekip multidisiplinar që përfshin:
Juristë për aspektet ligjore
Kontabilistë dhe analistë financiarë
Konsulentë të biznesit
Ekspertë të sektorit përkatës
Sa kohë zgjat procesi?
Kohëzgjatja varet nga kompleksiteti i transaksionit dhe madhësia e kompanisë. Mund të zgjasë nga disa ditë deri në disa javë apo muaj.